Mëngjesin e sotëm një valixhe e dyshimtë është gjetur në rrugën “Bill Clinton”, në Prishtinë.
Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka pranuar një thirrje se në bulevardin “Bill Clinton”, është një valixhe e lënë në rrugë e cila është e dyshimtë.
Fillimisht u dyshua se mund të jetë ndonjë eksploziv mirëpo, pasi që Policia e Kosovës ka bllokuar këtë pjesë, ka bërë edhe hapjen e kësaj valixhe, raporton lajmi.net.
Pjesëtarët e policisë pasi që e hapën këtë valixhe, u pa se në të kishte vetëm rroba dhe gjësende të tjera.
Për shkak të kësaj valixheje edhe rruga “Bill Clinton”, është bllokuar deri sa përfundoi aksioni i policisë.
Pasi që policia hapi valixhen, atë edhe e konfiskoi.








