Kanë përfunduar ndeshjet e së shtunës në kuadër të xhiros së 26 në Superligën e Kosovës në futboll.
Llapi është mposhtur në shtëpi befasisht nga Dukagjini me rezultat të ngushtë 1-2. Për mysafirët shënoi dy herë sulmuesi Ahmet Jonuzi, ndërsa për Llapin Ampadu në fund të ndeshjes.
Feronikeli ka marrë pikën e parë në stinorin pranveror në shtëpi kundër Ulpianës në barazimin 2-2. Golat për Niklin u shënuan nga nga Ardi Qorri, ndërsa edhe për Ulpianën shënoi dy herë Goncalves.
Gjilani ka bërë hap falls në rrugën për titull pasi barazoi në udhëtim tek Malisheva me rezultatin 0-0.
Tabela pas këtyre ndeshjeve:
