Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme.
Ajo priti në takim, zyrtaren e lartë të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Çështje Globale të Grave (S/GËI), Katrina Fotovat, ku folën për Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me temë “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”, që po organizohet për herë të parë dhe përbën një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci.
Osmani tha se është ngjarja e parë e përmasave të tilla me pjesëmarrës nga 6 kontinente.
Gratë e Republikës së Kosovës, sipas Osmanit “e kuptojnë shumë mirë rëndësinë e kësaj Agjende”.
“Gratë e Kosovës janë shembulli më i mirë i angazhimit rreth kësaj agjende. Ato shquhen posaçërisht për angazhimin aktiv drejt lehtësimit dhe ballafaqimit me pasojat e luftës dhe drejtësinë tranzicionale”, ka thënë Osmani, njoftoi ZPRK.