Kemi folur shumë për të mirat që sjell përdorimi i uthullës së mollës në kuzhinë, por edhe uthulla balsamike nuk mbetet pas. Uthulla balsamike tradicionale është një lloj italian i uthullës që është e trashë dhe kushton pak më shumë pasi përgatitet nga rrushi Trebbiano.
Megjithatë, ekzistojnë edhe versione të tjera të uthullës balsamike më të lira në çmim, por me një numër të madh efektesh të dobishme për shëndetin.
Uthulla balsamike lufton kancerin
Ajo nxirret nga rrushi dhe rrushi është plot antioksidantë të cilët sipas studimeve, mund ta parandalojë formimin e kancerit. Kur blini uthull balsamike sigurohuni të jetë organike, duke lexuar listën e përbërësve.
Forcon sistemin imunitar
Përveç antioksidantëve që luftojnë kancerin, uthulla balsamike gjithashtu përmban vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga sulmi i mikroorganizmave. Ndër rolet e tjera të vitaminës C janë mbajtja e lëkurës dhe dhëmbëve të shëndetshëm, si dhe absorbimi sa më i mirë i hekurit nga trupi.
Zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës
Është e ulët në kripëra, çka do të thotë që nuk ndikon në presionin e lartë të gjakut. Duke qenë se përmban shumë antioksidantë, përfshirja e uthullës balsamike në dietën tuaj, mund të ndihmojë në reduktimin e kolesterinës dhe kjo ul shanset për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës.
Promovon një tretje më të mirë
Falë aciditetit të saj, uthulla balsamike ndihmon stomakun të përpunojë më mirë ushqimet si dhe lejon trupin t’i marrë vitaminat, mineralet dhe vlerat tjera ushqimore. Është gjithashtu e dobishme në shpërbërjen e proteinave dhe ndihmon në problemet me tretjen dhe acidin refleks.
Ndihmon kundra dhimbjes së kyçeve
E dini se përveçse u shtohet gatimeve, uthulla balsamike është përdorur edhe si medikament për dhimbjet e kyçeve. Kështu që herës tjetër merreni në konsideratë në rast të inflamacionit të kyçeve.
Ka efekte pozitive ndaj diabetit
3-4 lugë gjelle uthull balsamike në ditë ndihmojnë për të përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës. Kjo do të thotë që trupi lejon sheqerin të përdoret nga qelizat e trupit. Diabetikët me ndjeshmëri të ulët të insulinës, mund të përfitojnë shumë nëse e konsumojnë uthullën balsamike rregullisht.
Ndihmon për të rënë në peshë
Uthulla balsamike është një ide shumë e mirë për t’u përdorur tek sallatat përkundrejt salcave të tjera. Siç e përmendëm më lart, aj ndihmon në shpërbërjen e proteinave duke promovuar rënien në peshë. Gjithashtu ndihmon muskujt të marrin gjithë proteinat e nevojshme dhe të djegin shumë kalori. /Neps.al/