A e keni pyetur ndonjëherë veten, pse prindërit ju detyronin t’i hani perimet barishtore. Epo, kjo ndodhë ngase ato janë të pasura me lëndë ushqyese dhe jashtëzakonisht të mira për shëndetin.
Perimet barishtore përmbajnë sasi të vogël të kalorive, prandaj ju mund t’i konsumoni ushqimet si spinaqi dhe lakra, pa u ndier në faj.
Përveç kësaj, ato janë gjithashtu të mbushura me vitaminë K, magnez, kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore që sjellin përfitime për shëndetin tonë të përgjithshëm.
Por, pse perimet barishtore janë të mira për shëndetin?
Ndihmojnë në humbje të peshës
Perimet e gjelbra barishtore janë të ulëta në kalori, prandaj ngrënia e tyre e shpeshtë ju ndihmon ta shuani urinë dhe ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Kjo mund të ndihmojë më tej në promovimin e humbjes së peshës.
Ngadalësojnë procesin e plakjes
Barishtoret janë të mbushura me vitaminë K, magnez, kalcium dhe lëndë ushqyese të tjera thelbësore. Këto lëndë ushqyese mund të ndihmojnë në ngadalësimin e procesit të plakjes.
Forcojnë kockat
Perimet e gjelbra po ashtu e prodhojnë një lëndë ushqyese e quajtur osteokalcin, e njohur edhe si ndërtues kockash. Osteokalcina forcon kockat që ndihmon më tej në promovimin e shëndetit të tyre.
Menaxhojnë diebetin
Zarzavatet me gjethe kanë nivele të larta të magnezit dhe indeks të ulët glicemik. Kjo mund të ndihmojë më tej në menaxhimin e diabetit.
Promovojnë shëndetin e syve
Perimet barishtore janë të pasura me karotenoide, një lloj pigmenti që është gjithashtu pjesë e syve të njeriut. Karotenoidet janë të njohura që e mbrojnë syrin nga çdo dëmtim i shkaktuar nga rrezet e diellit.