Përfitimet shëndetësore nga uthulla e mollës

Uthulla e mollës, përveç që është një ndër përbërësit më të rëndësishëm të recetave të ndryshme, është e mirë për shëndetin në përgjithësi.

Timed of India ka shkruar se uthulla e mollës mund të kontribuojë në shëndetin e lëkurës, pasi përmban veti antibakteriale.

Kjo uthull mund të ndihmojë edhe në largimin e akneve dhe infeksioneve.

Uthulla e mollës mund të ketë efekt në mirëmbajtjen e flokëve pasi kontribuon në rritjen e tyre duke parandaluar rënien.

Ajo ndikon edhe në humbjen e peshës së tepërt trupore, thonë disa studime që janë bërë, duke promovuar tretjen e duke ulur numrin e kalorive të konsumuara..

Uthulla e mollës ndihmon edhe për tretje më të mirë të ushqimit duke rritur aciditetin në stomak, gjë që ndihmon organizmin të tretë ushqimin në mënyrë më efektive.

Uthulla e mollës ndihmon ta mbajë të balancuar nivelin e sheqerit në gjak.

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në relaksimin e venave të gjakut dhe të zvogëlojë tensionin e lartë, gjë që mund t’i ndihmojë shëndetit kardiovaskular.

Uthulla e mollës përmirëson shëndetin e zemrës pasi përmban antioksidantë, të cilët mund të ulin rrezikun nga sëmundjet e zemrës duke i mbrojtur qelizat nga dëmtimi.

Uthulla e mollës ul nivelin e sheqerit në gjak pas ngrënies së shujtave, që e bën veçanërisht të mirë për personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Uthulla e mollës mund të lehtësojë problemet me të ftohurit në fyt pasi përmban veti antimikrobiale, të cilat mund të reduktojnë bakteret në fyt pas shpëlarjes me ujë.