Përfitimet shëndetësore nga qumështi i bademit

Qumështi i bademit është qumësht me bazë bimore që po përdoret si alternativë për të zëvendësuar qumështin e lopës.

Ky qumësht përftohet duke bluar bademat me ujë dhe ka një shije të athët që anon në të ëmbël.
Qumështit të bademeve i mungojnë disa vitamina e minerale që i ka ai i lopës.

Një analizë që është bërë nga “American Society of Nutrition” ka treguar se në krahasim më qumështin e lopës, qumështi alternativ përmban kalcium, vitaminë D e proteinë në vetëm 12 për qind të asaj që përmban qumështi i lopës.

Megjithatë qumështi i bademit përmban disa të mira shëndetësore si proteina, yndyra të shëndetshme, kalcium, vitaminë E, vitaminë D, kalium, natrium, sheqer, etj.

“Eating Well” ka shkruar se është më rëndësi të dihet se qumështi i bademit, i ëmbëlsuar apo jo, përmban sheqer. Sheqeri që gjendet në këtë qumësht është natyral.

Konsumimi i qumështit të bademit pasuron organizmin me vitaminë E, që është antioksidant i fuqishëm.

Konsiderohet opsion i mirë për ata që janë jo tolerant ndaj laktozës. Mund të kontribuojë në shëndetin e mirë të eshtrave për shkak të përmbajtjes se kalciumit dhe vitaminës D.

Gjithashtu ndihmon edhe në rregullimin e sheqerit në gjak.

Për shkak se përmban vitaminë A qumështi i bademit është i mirë për shikim.