Arrat njihen si fruta të thata që përmbajnë shumë vlera ushqyese duke përfshirë yndyrën e shëndetshme omega3.
Së fundmi përveç që po rekomandohet të konsumohen vazhdimisht, dietologët kanë rekomanduar gjithashtu që arrat të konsumohen pasi të lihen në ujë për një kohë, raporton India.com
Kjo sepse kur arrat qëndrojnë në ujë, lirojnë edhe më shumë antioksidantë të cilët ndihmojnë në përmirësimin e memories dhe funksionim më të mirë të aftësive njohëse.
Arrat janë të pasura më proteinë dhe fibra, të cilat përveç që ndihmojnë tretjen, mbajnë gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.
Kjo mënyrë e të ngrënit arra, do ta pasurojë organizmin edhe me më shumë antioksidantë, të cilët ndihmojnë kundër stresit oksidativ dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira.
Arrat janë të mira për zemrën sepse përmbajnë acidin yndyror të shëndetshëm që njihet si omega 3, i cili ndihmon kundër kolesterolit të lartë duke parandaluar bllokimin e arterieve.
Arrat e ulura me ujë, ndihmojnë mikrobiomin e zorrëve duke e mbrojtur nga bakteret që mund të vijnë me ndonjë ushqim.
Arrat me ujë ndihmojnë edhe për rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që i bën të mira për menaxhimin e diabetit.