Përfitimet shëndetësore nga farat e kungullit

Farat e Kungu lit janë të mbushura me shumë vlera ushqyese si vitamina dhe minerale. Shtimi i farave të kungullit në menynë e ushqimit që konsumohet për çdo ditë, mund të ofrojë shumë përfitime shëndetësore.

Times Of Inda ka shkruar se farat e kungullit janë të mira për shëndetin e zemrës, pasi përmbajnë magnez, i cili ndihmon në rregullimin e ritmit të rrahjeve të zemrës dhe ndihmon shëndetin e saj në përgjithësi.

Konsumimi i rregullt i magnezit mund të ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Farat e kungullit luajnë rol në uljen e nivelit të yndyrave të pashëndetshme në gjak, gjë që ul po ashtu rrezikun nga dëmtimi i zemrës.

Farat e kungullit mund të ndikojnë për të mirë te shëndeti i prostatës, pasi janë të pasura me zink, mineral ky që është i nevojshëm për funksionim normal të saj.

Pasi janë të pasura me vitamine E dhe zink, farat e kungullit mund ta mbrojnë trupin nga radikalet e lira të cilat janë të dëmshme dhe shkaktojnë stres oksidativ.

Ato gjithashtu mund të ndihmojnë sistemin imunitar të luftojë infeksionet e ndryshme.

Farat e kungullit ndikojnë për të mirë edhe te shëndeti i lëkurës dhe ai i flokëve për shkak që përmbajnë vitaminë E dhe zink si dhe acidin yndyror omega 3, i cili e mbanë lëkurën të hidratuar dhe flokët i bën të jenë të shëndetshëm dhe me shkëlqim.

Magnezi që gjendet në farat e kungullit, luan rol mjaft të rëndësishëm në densitetin e eshtrave dhe fortësinë e tyre. Vetëm një sasi e vogël e këtyre farave mund të sigurojë 40 për qind të nevojave ditore të organizmit për magnez.

Farat e kungullit mund të balancojnë nivelin e sheqerit në gjak sepse kanë kombinim unik të proteinave dhe yndyrave të shëndetshme.

Këto fara mbrojnë shëndetin e zorrëve pasi parandalojnë kapsllëkun, përmirësojnë mikrobiomin dhe sigurojnë tretje më të mitë të ushqimit. Fibrat që përmbajnë farat e kungullit, veprojnë si probiotikë, gjë që ndikon te bakteret e mira të stomakut.