Vezët janë një burim i mirë i kalciumit, proteinave, disa vitaminave dhe lëndëve ushqyese, dhe ka shumë arsye për t’i përfshirë ato në dietën tuaj të përditshme.
Prandaj, në vazhdim ua prezantojmë disa nga përfitimet e mahnitshme të ngrënies së vezëve për mëngjes, për shëndetin e përgjithshëm. Natyrisht, gjithmonë kur nuk abuzohet me konsumimin e tyre.
Vezët përmbajnë vitamina A, B5, B12 dhe BS, folate, zink kalcium dhe shumë lëndë ushqyese të tjera. Gjithashtu përmbajnë yndyra të pangopura dhe të shëndetshme për zemrën, raporton portali “The Health”.
Të verdhat e vezëve përmbajnë një sasi të madhe të luteinës dhe zeaksantinës, të cilat janë antioksidantë të dobishëm që zvogëlojnë rrezikun e kataraktave dhe degjenerimit makular, prandaj janë shumë të dobishme për shëndetin e syve.
Po ashtu, vezët janë një burim i kolesterolit të mirë, ato rrisin nivelet e lipoproteinës me densitet të lartë, që ndryshme njihet si kolesteroli i mirë. Ai ul rrezikun e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës dhe problemeve të tjera shëndetësore.
Një vezë i përmban 6 gram proteina dhe aminoacide. Marrja e proteinave të mjaftueshme çdo ditë është shumë e rëndësishme, pasi ato ndihmojnë në menaxhimin e peshës, e rritin masën e muskujve dhe ndihmojnë me uljen e presionit të gjakut. Proteinat gjithashtu i bëjnë kockat tona të forta.