Superushqimi i vetëm që përshtatet lehtësisht me nevojat tuaja është tërshëra, pavarësisht nëse ju nevojitet si një zgjidhje e shpejtë për urinë, një ushqim ngopës dhe thelbësor në mbrëmje, ose si burim i energjisë shumë të nevojshme për ta kaluar më lehtë një mëngjes të ngarkuar.
Tërshëra njihet për vlerat ushqyese dhe përfitimet shëndetësore, raporton portali “Kalinga”. Ky produkt jo vetëm që është i mirë për stomakun, por gjithashtu ka shije të këndshme dhe është i ngarkuar me lëndë ushqyese, duke përfshirë fibra, vitaminë E, acide yndyrore esenciale dhe të tjera.
Këtu janë pesë përfitimet e mahnitshme shëndetësore të tërshërës:
Parandalon sëmundjet kardiovaskulare
Tërshëra ka antioksidantë të shëndetshëm për zemrën dhe fibrat e tyre dietike ndihmojnë në uljen e kolesterinës së keqe (LDL) pa ndikuar në kolesterinën e mirë (HDL). Përveç kësaj, përbërjet organike të njohura si ‘enterolactone’ dhe polifenolet e tjera bimore në tërshërë, ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Pra, tërshëra ndihmon në uljen e kolesterinës dhe ruajtjen e shëndetit të zemrës. Është një ushqim bazë që ka një histori të gjatë të përfitimeve për shëndetin e zemrës.
Parandalon kapsllëkun
Tërshëra është një burim i lartë i fibrave të tretshme dhe të patretshme, e cila ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe e parandalon kapsllëkun. Ky problem mund të shmanget lehtësisht duke përfshirë tërshërën në dietën e përditshme.
Mund të ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak
Rritja e ndjeshme e niveleve të sheqerit në gjak është një tipar i zakonshëm i diabetit të tipit 2. Zakonisht, ajo rezulton nga një rënie e ndjeshmërisë ndaj insulinës. Veçanërisht për ata që janë mbipeshë ose kanë diabet të tipit 2, tërshëra ndihmon në uljen e niveleve të sheqerit në gjak.
Ju ndihmojë të flini më mirë
Ekspertët shëndetësorë pohojnë se melatonina dhe karbohidratet komplekse në tërshërë, mund ta rrisin sasinë e triptofanit që arrin në tru dhe ta nxisin gjumin. Tërshëra gjithashtu ka një sërë vitaminash, duke përfshirë vitaminën B6, e cila punon si një bashkëfaktor për ta ndihmuar trurin të prodhojë serotoninë.
Ka përfitime pozitive për lëkurën
Nëse i lexoni me kujdes përbërësit në disa prej kremrave tuaja të trupit dhe fytyrës, me siguri do ta gjeni edhe tërshërën. Në një moment në kohë, dikush e kuptoi se sa e dobishme është tërshëra për lëkurën e thatë dhe të irrituar. Lëvorja më e trashë dhe fibroze e tërshërës funksionon si një eksfolues i butë dhe niseshteja në tërshërë e krijon një pengesë, që e lejon lëkurën të mbajë lagështinë.