Fiqtë janë përdorur prej kohësh për të trajtuar sëmundjet që prekin sistemin endokrin, respirator, imunitar, tretës dhe atë riprodhues.
Ato nuk përmbajnë yndyrë, kolesterol dhe kanë një sasi të ekuilibruar fibrash, karbohidratesh dhe sheqernash. Këto fruta kur konsumohen të thata dhe të njomura në ujë mund t’ju japin një mori përfitimesh, pasi fiqtë janë një burim energjie dhe lëndësh ushqyese.
Që të merrni të gjitha përfitimet këshillohet që t’i konsumoni në mëngjes, me stomakun bosh. AgroWeb.org rendit më poshtë disa nga përfitimet:
Të pasura me minerale
Fiqtë janë të pasur me minerale si mangani, zinku, magnezi dhe hekuri, që janë jashtëzakonisht të mira për sistemin riprodhues. Nivelet e larta të fibrave dhe antioksidantëve në këtë frut të thatë ndihmojnë me çbalancimin hormonal dhe me shqetësime të ndryshme pas menopauzës.
Ruan nivelet e glukozës në gjak
Fiku përmban një sasi të lartë kaliumi, i cili ndihmon në blancimin e niveleve të sheqerit në trupin tuaj.
Ndihmon sistemin tretës
Përmbajtja e lartë e fibrave tek fiqtë ndihmon kundër kapsllëkut, duke lehtësuar dhe ndihmuar punën e sistemit tretës.
Mban nën kontroll presionin e gjakut
Antioksidantët tek fiqtë mund të ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira nga trupi duke kontrolluar nivelet e presionit të gjakut. Kjo mund të ndihmojë duke parandaluar bllokimin e arterieve koronare.
Disa studime kanë treguar gjithashtu se fiqtë mund të zvogëlojnë nivelin e triglicerideve në trup që shkaktojnë probleme të ndryshme në zemër.
I mban kockat të shëndetshme
Kockat tuaja kanë nevojë për calcium që të jenë sa më të forta. Trupat tanë nuk prodhojnë kalcium, kështu që ne duhet ta marrim atë nga burime të jashtme si soja, qumështi, perimet me gjethe jeshile dhe fiqtë.
Ndihmojnë në reduktimin e peshës
Fiqtë janë mjaft të ulët në kalori dhe shumë të lartë në fibra. Konsumi i ushqimeve të pasur me fibra si fiqtë mund t’ju ndihmojë të qëndroni të ngopur për më gjatë dhe të shmangni ngrënien e tepërt.
Si t’i njomni fiqtë?
Fillimisht vendosni disa fiq të thatë në një tas. Më pas, shtoni ujë të ngrohtë derisa fiqtë të mbulohen. Pas kësaj, duhet t’i lini të qëndrojnë gjatë natës derisa të fryhen.
Në fund kulloni ujin dhe konsumoni fiqtë.
Përfundimi
Mund të themi me siguri se fiku është një opsion ideal nëse dëshironi të konsumomni diçka të shijshme ndërkohë që po përpiqeni të humbisni peshë.
Fiqtë janë një burim i pasur lëndësh ushqyese dhe fiqtë e njomur kanë përfitime të shumta.
Përfitimet kryesore shëndetësore janë humbja e peshës dhe pasurimi i trupit tuaj me minerale.