Përfaqësuesja e Kosovës është nisur drejtë Parmës së Italisë, aty ku do të përballen me Moldavinë në kuadër të sezonit të dytë në Ligën e Kombeve.
‘Dardanët’ gjenden në Ligën C dhe do të jetë përballja e parë për edicionin e ri që zhvillohet më 3 shtator.
Ndeshja që zhvillohet në Itali, do të jetë pa tifozë shkaku i Coronavirusit, derisa nikoqir është stadiumi “Ennio Tardini”.
Kjo gjë ndodhi shkaku që moldavët ende nuk kanë arritur të distancojnë sportin nga politika, pasi nuk e njohin vendin tonë si shtet.
FFK pak çaste më parë njoftoi se e gjithë ekspedita e Kosovës ka rezultuar negativ në testet më COVID-19, një lajm fantastik ky për lojtarët dhe stafi teknik.
Takimi që luhet të enjten do të luhet në ora 20:45, derisa skuadra jonë cilësohet si favoritë edhe pse kemi mungesë kyçe si ajo e Vedat Muriqit.