SHBA-ja dhe aleatët perëndimorë kanë paralajmëruar së fundmi se do të ndëshkojnë Rusinë për veprimet e saj në Bucha.
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë të hënën se presidenti rus, Vladimir Putin dhe mbështetësit e tij do të “ndiejnë pasojat” dhe se partnerët perëndimorë do të intensifikojnë sanksionet kundër Moskës, raporton BBC.
Ndërkohë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan ka thënë se SHBA-ja po punonte “intensivisht me aleatët e saj evropianë për sanksione të mëtejshme për të rritur presionin dhe për të rritur koston ndaj Putinit dhe Rusisë”.
Franca dhe Gjermania kanë thënë gjithashtu se do të dëbojnë diplomatët rusë nga vendet e tyre.
Si përgjigje, Rusia ka thënë se do të hakmerrej dhe “do të mbyllte derën e ambasadave perëndimore”, raportoi Reuters të ketë thënë ish-presidenti rus dhe nënkryetari i këshillit të sigurisë, Dmitry Medvedev.