Përditësohen të dhënat e KQZ-së, LDK-së “i kthehet” ulësja nga PDK-ja

Përditësimi i fundit i rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga verifikimi i votave të subjekteve politike, sërish e ka ndryshuar ndarjen e ulëseve mes tyre në Kuvendin e Kosovës.

Bazuar në rezultatet nga verifikimi i 96.05 për qind të vendvotimeve Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 40.90 për qind, PDK-ja në 22.29 për qind, LDK-ja 17.42 për qind dhe AAK-ja 7.42 për qind.

Me këtë rezultat të verifikimit të votave del se LVV-ja do të vazhdojë të ketë 47 deputetë, PDK-ja do të ketë 25, një më pak sesa nga përditësimi i fundit që është bërë të enjten, LDK-ja një më shumë, që i bie t’i ketë 20 deputetë, ndërkaq AAK-ja do të vazhdojë t’i ketë 8 deputetë.