Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në legjislaturën e ardhshme, bazuar në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Në këto rezultate nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës, të cilat pritet të numërohet gjatë javës së ardhshme.
Më i votuari i listës së LVV-së është Albin Kurti me 128 mijë vota aktualisht.
I dyti është Glauk Konjufca, ish-kryeparlamentari i cili ka arritur të fitojë 213 mijë vota.
Dhjetëshën e parë të VV-së e plotësojnë: Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Avni Dehari.
E renditur në vendin e 47 është Arijeta Rexhepi, kandidatja nga Gjilani, e cila ka një diferencë solide prej mbi 300 votash me të pozicionuarin në vendin e 48-të, Agon Dobruna.
Jashtë kuvendit, bazuar në këtë renditje, pritet të mbesin Agon Dobruna, zëvendësministri në detyrë, Vigan Qorrolli dhe ish-kandidati për kryetar të Kaçanikut, Jeton Raka dhe ish-deputeti Gani Krasniqi.
Edhe ministrja Rozeta Hajdari ka mbetur nën ‘prag’, ashtu si dy deputetët Ardian Gola, Agon Batusha e Gramoz Agusholli.
Këta janë 47 deputetët e VV-së:


