Përditësimi i rezultateve, kjo është diferenca në mes Lahi Brahimaj dhe Vesel Krasniqit të Nismës

Sipas të dhënave të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) (përditësuar në orën 23:32), pas përpunimit të 99.96% të votave nga numërimi në qendrat komunale, ka ndryshime mes votave të Lahi Brahimajt dhe Vesel Krasniqit.

Me rezultatet momentale të kandidatëve për deputetë, AAK-ja pritet t’i ketë pesë deputetë, ndërsa Nisma Socialdemokrate tre deputetë.

Xhevahire Izmaku, Arbëreshë Krasniqi e Fatmir Limaj priten të jenë përfaqësuesit e vetëm të simpatizantëve të NISMA-s në Kuvend.

Nisma mund t’i arrijë katër deputetë, duke ia hequr një deputet AAK-së nëse Vesel Krasniqi i Nimë-s e fiton garën me Lahi Brahimajn e AAK-së.

Deri më tani në rezultatet e publikuara deputeti në radhët e AAK-së Lahi Brahimaj ka arritur të sigurojë 12.046 vota.

Ndërsa, Vesel Krasniqi nga radhët e NISMA-së, ka arritur të marë 11.035 vota, 1 mijë më pak se Brahimaj.