Përbërësi ushqimor që mund të përmirësojë shëndetin e trurit

Kur bëhet fjalë për përmirësimin e shëndetit të trurit dhe uljen e rrezikut nga sëmundja e demencës, një përbërës që ndodhet shpesh në kuzhina shfaqet gjithmonë si i dobishëm: vaji i ullirit.

Një studim i vitit 2024 nga Universiteti i Harvardit, me mbi 92,383 të rritur amerikanë ka gjetur se pavarësisht predispozitës gjenetike dhe dietës së përgjithshme, pjesëmarrësit që konsumonin të paktën 7 gram vaj ulliri në ditë kishin 28% më pak mundësi të vdisnin nga sëmundjet e lidhura me demencën, krahasuar me ata që nuk konsumonin ose konsumonin shumë rrallë vaj ulliri.

Doktoresha Sogol Ash profesioniste në parandalimin e sëmundjeve dhe jetëgjatësinë, shpesh e rekomandon vajin e ullirit si përbërësin thelbësor të një diete të shëndetshme për trurin, kryesisht për shkak të antioksidantëve të fuqishëm dhe vetive të tij anti-inflamatore, ka shkruar CNBC.

Pse vaji i ullirit është një fuqi për trurin?

Doktoresha shpesh e rekomandon dietën mesdhetare, e cila është studiuar në mënyrë të gjerë për përfitimet e saj për trurin. Sipas Ash, vaji i ullirit është thelbësor për këtë dietë.

“Ky vaj është i pasur me yndyra monounsaturated, të cilat janë të dobishme për rolin e tyre në shëndetin e trurit. Këto yndyra të shëndetshme promovojnë rrjedhjen e gjakut në tru dhe reduktojnë inflamacionin”, ka thënë ajo.

Për më tepër, vaji i ullirit përmban polifenole, si oleocanthal, të cilat luftojnë inflamacionin, gjë që mund të rrisë rrezikun për sëmundje neurodegjenerative si demenca.

Përfitime të tjera nga vaji i ullirit:

Rregullimi i oreksit – Vaji i ullirit ndihmon në promovimin e ngopjes, duke ndihmuar kështu për një peshë të shëndetshme, një faktor i rëndësishëm për uljen e rrezikut nga demenca.

Përmirësimi i shëndetit të zorrëve – Ai stimulon prodhimin e baktereve të mira, duke mbështetur tretjen e yndyrave dhe përthithjen e lëndëve ushqyese.

Balanca hormonale – Yndyrat e shëndetshme janë të nevojshme për prodhimin dhe rregullimin e hormoneve që ndikojnë në humor dhe kujtesë.

Rritje energjie – Vaji i ullirit ofron energji të qëndrueshme për përqendrim pa e rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Mburoja antioksiduese – I pasur me vitaminë E dhe polifenole, vaji i ullirit mbron qelizat e trurit nga dëmtimi.

Shëndeti i lëkurës – Vetitë anti-inflamatore të vajit të ullirit ndikojnë në riparimin e lëkurës, duke ulur inflamacionin sistematik.

Si duhet shtuar konsumimi i vajit të ullirit në përditshmëri

Konsumimi i një luge
“Çdo ditë duhet konsumuar një lugë gjelle vaj ulliri extra virgin të ftohtë, ose herët në mëngjes ose pasdite”, ka rekomanduar Ash. Ajo ka thënë se për ta përmirësuar shijen, mund t’i shtohet pak lëng limoni

Përfshirja në sallatë perime
“Tranguj me vaj ulliri, lëng limoni të freskët dhe pak kripë deti mund të jetë sallatë e mirë”, ka thënë doktoresha.

Ajo ka këshilluar përdorimin e vajit të ullirit duke e kombinuar me lëng limoni, mustardë e mjaltë për sallata. 

Për darkë, ajo ka thënë se “shpesh i përfundoj peshqit ose perimet e pjekura me pak vaj ulliri sipër, kripë deti dhe piper të grirë për një shije të pasur me antioksidantë”.

Mos të përgatiten ushqime me vaj ulliri në temperatura të larta

“Rekomandoj përdorimin e vajit të ullirit të papërpunuar sa herë që është e mundur për të ruajtur polifenolët e tij në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga to për shëndetin e trurit”, ka thënë Ash.

Gatimi me vaj ulliri nuk shkatërron përfitimet e tij. Ai ruan shumë prej vetive të tij shëndetësore edhe në temperatura mesatare gatimi.

Për gatim me temperatura të larta, doktoresha sugjeron përdorimin e vajit të avokados, i cili ka pikë më të lartë të vlimit.