Koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, është takuar sot me nënkryetarin e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Takimin e ka bërë të ditur vet Hyseni me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se çështja e dialogut ishte tema kryesore e diskutuar në takim, shkruan lajmi.net.
Hyseni po ashtu tha se në këtë takim u ritheksua edhe nvoja e koordinimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këtë proces, shkruan lajmi.net.
“ Mirëprita sot një takim dhe bisedë përmbajtësore me nënkryetarin e PDK-së z. Enver Hoxhaj. Dialogu Kosovë Serbi në Bruksel ishte në fokus të bisedës. Njofova z. Hoxhaj me rrjedhën e takimeve. Theksuam nevojën a koordininimit të ngushtë dhe bashkërendimit në këte, dhe të gjitha çështjet tjera të rëndësisë nacionale duke ndërtuar unitet dhe konsenzus sa më të gjerë politik në Kosovë!”, ka shkruar Hyseni.
E nuk dihet nëse temë diskutimi e këtij takimi ka qenë edhe hyrja e mundshme e PDK-së në qeveri, mundësi kjo që është diskutuar me të madhe ditëve të fundit.