Për tre muaj 23 të vdekur në aksidente trafiku

Policia e Kosovës i ka prezantuar statistikat lidhur me gjendjen në trafikun rrugor.

Drejtori i Divizionit për Komunikacion Rrugor, nënkoloneli Jeton Rexhepi, tha një konferencë për media se gjatë tre muajve kanë vdekur 23 persona në aksidente të trafikut.

Rexhepi tha se policia ka shtuar aktivitetet lidhur me kontrollin e shpejtësisë, duke shtuar patrullimet.

“Në periudhën janar-mars 2023, janë 4 mijë e 248 aksidente, prej tyre janë 18 për qind ose katër më pak aksidente fatale se vitin e kaluar”.

“Numri i përgjithshëm i aksidenteve është në rënie për 280 raste apo 6.18 për qind, kurse numri i aksidenteve me lëndime është në rritje për 1.01 për qind, apo 16 më shumë se në periudhën e njëjtë me vitin e kaluar”, tha Rexhepi.