Numri i viktimave dhe i të infektuarve nga koronavirusi javët e fundit ka shënuar rritje enorme, ndërkaq vetëm në shtatë ditët e fundit janë infektuar 14,015, ndërsa kanë vdekur 157 persona.
Në total numri i rasteve aktive është 24,939, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shëruar 109.786, ndërsa kanë vdekur 2,387 persona.
Edhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar është i mbushur me pacientë. Në raportin e së enjtes bëhet e ditur se në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 1116 pacientë.
Prej tyre, 995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 935 me oksigjeno-terapi 37 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ndërkaq, duke parë numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave janë paralajmëruar masa të reja.
Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit për gastronominë.
Më poshtë mund të shihni statistikat për shtatë ditë e kaluara:
26 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 18 raste të vdekjes.
25 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 12.618 testime, 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 14 raste të vdekjes.
24 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 10.848 testime, 1.901 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 13 raste të vdekjes.
23 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 7.946 testime, 1.067 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 17 raste të vdekjes.
22 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 11 raste të vdekjes.
21 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 12.666 testime, 2.279 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 8 raste të vdekjes.
20 gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Janë shënuar 4 raste të vdekjes.