Ekzekutivi i Komunës së Ferizaj ka kufizuar aktivitetin e tij të punës.
Këtë e bëjnë të ditur nga kjo Komunë për shkak se Drejtori i Infrastrukturës atje ka dalë pozitiv me Covid-19.
“Pas konfirmimit të drejtorit të Drejtorisë së Infrastrukturës, pozitiv në testin e virusit COVID-19, njoftojmë qytetarët se ekzekutivi i Komunës kufizon aktivitetin e tij dhe do të ndërmarr të gjitha veprimet konform rregullave për mbrojtjen e shëndetit publik, të rekomanduara nga IKSHPK”, thuhet në postimin e kësaj komunë në Facebook.