Për një javë u shëruan mbi 1300 persona nga koronavirusi në Kosovë

Anipse numri i të infektuarve me koronavirus po rritet çdo ditë në Kosovë, edhe numri i të shëruarve është ngritur.

Për një javë janë shëruar 1 mijë e 314 persona nga koronavirusi në vend.

Numri i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 7 mijë e 562.

Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, numri i rasteve aktive në vend është 3 mijë e 708.

Deri tani 416 persona nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin në Kosovë.