Për një javë u shënuan 88 viktima nga koronavirusi

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë po vazhdon të rritet, ku vetëm në 24 orët e fundit kanë vdekur 16 persona.

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot numri total i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 300. Në mesin e viktimave ka edhe të rinj.

Vetëm javën e fundit u shënuan gjithsej 88 vdekje.

Viktima nga koronavirusi ka pasur edhe në Prishtinë, ku numri total ka shkuar në 34, ku kryesisht mosha e të vdekurve është mbi 74 vjeç.

8 persona të kësaj moshe nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me koronavirusin në Prishtinë.

Ndërsa, mosha më e re e të vdekurve nga koronavirusi në Prishtinë është 15-24 vjeç, ku janë shënuar gjithsej 2 viktima.