Për një javë 63 kosovarë humbin betejën me koronavirus

63 persona e kanë humbur betejën me COVID-19 në Kosovë për një javë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se të dhënat janë nga data 10 deri më 15 gusht.

Më 10 gusht, ditën e hënë u shënuan 14 të vdekur.

Të martën më 11 gusht, 13 persona humbën betejën me COVID-19.

Të mërkurën 11, të enjten tetë, ndërsa të premtën poashtu tetë, kurse dje nëntë persona nuk i dolën ballë koronavirusit.

Sipas MSH-së brenda kësaj periudhe u infektuan 1 mijë e 28 persona.

Poashtu u shëruan edhe 205 persona, të cilët ishin infektuar me COVID.