Luana i kushton shumë rëndësi pamjes së jashtme.
Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është një nga emrat e ekranit e cila vazhdon të jetë tejet e dashur për publikun, shkruan lajmi.net.
Përveç suksesit me emisionin e saj dhe po ashtu projektet muzikore që sjell, Luana është pranë fansave edhe në rrjete sociale.
Fotot që i publikon në Instagram marrin vëmendje të fansave e edhe të publikut në përgjithësi.
Së fundmi Luana tërhoqi me veshjen që kishte zgjedhur për “Shiko kush luan”, ndërsa ky kombinim kushton hiq më pak se afro dy mijë euro.
Kjo u bë e ditur nga faqja online ‘Shqip Closet’.
Sipas saj, fustani satin i ‘Tabja’ i Luanës kushton 156 euro, taket e markës ‘Louboutin’ 575 euro si dhe bizhuteritë e saj kapin vlerën e 1245 euro.