Për gjashtë muaj policia shqiptoi rreth 129 mijë gjoba për shkelësit e masave anti-COVID

Kosovarët ende po vazhdojnë të tregohen indiferent ndaj masave të reja anti-COVID të miratuara nga Qeveria.

Një numër i lartë i gjobave po shqiptohen çdo ditë ndaj tyre.

Në një përgjigjje për “Zërin”, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 26.08.2020 deri më 02.02.2021 janë shqiptuar 128 mijë e 364 gjoba për ata të cilët nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 321 raste pozitive me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 62.009 raste nga 247.484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.520 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.768 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.721.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdon të ripërsëris mesazhin për qytetarët që të vihet maska, të mbahet higjiena dhe të respektohet distanca.