Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka bërë të ditur se të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të vitit 2022, janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro. Pra, 31.1 milionë euro, apo 7.7% më shumë se plani.
Përderisa krahasuar më një vjet me parë, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) thotë se shihet një tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6%.
Siç theksohet në njoftimin e tyre, Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të ketë zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale.
“Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro apo 7.7 për qind më shumë se plani. Përderisa krahasuar më një vit më parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind. Administrata Tatimore e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht që të kemi zbatueshmëri të plotë të legjislacionit tatimor, në mënyrë që vendi të ketë qëndrueshmëri fiskale”, thekson njoftimi.