Ushtruesja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë “Urdhrin e Pavarësisë” familjes së Ismet Rracit, themeluesit dhe drejtuesit të LDK-së në komunën e Klinës.
Ajo tha se Rraci ishte një patriot i devotshëm i vendit.
“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit “Urdhrin e Pavarësisë”, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve”, ka shkruar Osmani.
““Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 23 prill 2001”.