Për 24 orë dy aksidente trafiku me fatalitet, njëri në Suharekë tjetri në Gjilan

Dy aksidente trafiku me fatalitet kanë ndodhur në më pak se 24 orë. Njëri aksident ka ndodhur në Suharekë, e tjetri në Gjilan.

Në Suharekë, dy vetura janë përfshirë në një aksident mes vete, ku si pasojë ka vdekur njëri nga drejtuesit e veturave.

“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Ura e Topliqanit, Suharekë/ 15.08.2024-06:15. Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete, ku si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Aksidenti tjetër ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën “Idriz Seferi” në Gjilan, ku një veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor.

“AKSIDENT TRAFIKU  ME FATALITET – Rr. Idriz Seferi, Gjilan / 15.08.2024-20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi  që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin  viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima  pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.