Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Njazi Gashi, ka thënë se gjitha pushtetet nuk kanë arritur ta adresojnë çështjen e pensionistëve.
Gashi ka thënë se një pensionist nuk mund të jetojë me 100 euro në muaj.
“Nuk është vetëm kjo Qeveri, por të gjitha qeveritë, në kampanja zgjedhore premtojnë mjaltë dhe qumësht, por në realitet na ofron thera dhe shkurre. Edhe kjo Qeveri nuk i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës”, tha Gashi për Ekonomia Online.
Gashi tha se kur flitet për pensionistët, duhet të pyeten vetë ata, porse Ministria e Financave ka refuzuar vazhdimisht që t’i përfshijë në proces.