Vera është periudha më e mirë për prodhimin e shumë pemëve dhe perimeve, por kur bëhet fjalë për ruajtjen, ka disa prej tyre që nuk duhet të mbahen në frigorifer.

Domatet, duhet të ruhen jashtë frigoriferit, sepse i ftohti ua dobëson teksturën. Kur fillojnë të piqen shumë, është koha që me to të bëhet ndonjë sos, shkruan FoodNetwork.

Shalqiri e pjepri, duhet të ruhen në temperaturë të dhomës, sepse antioksidantët që gjenden në to do të veprojnë më mirë se sa kur ruhen në frigorifer. Këto fruta qëndrojnë 3-4 ditë në frigorifer vetëm pas prerjes.

Patatet, duhen të ruhen në vend të thatë e të errët jashtë frigoriferit sepse nga lagështia e tij shpërbëhet niseshteja natyrale që përmbajnë.

Qepët e paprera duhet të qëndrojnë në vend të thatë e të errët sepse lagështia e frigoriferit mund të iu krijojë shtresë të mykut.

Hudhra ruan shijen kur mbahet në vend të errët, të thatë e të freskët.

Mollët duhet të ruhen në temperaturë të dhomës e vetëm pas dy javësh, nëse nuk konsumohen duhet të futen në frigorifer.

Frutat e malit duhet të ruhen në temperaturë të dhomës gjithashtu. Për të evituar mykun, ato duhet të lahen vetëm para se të konsumohen.

Pjeshkat, nektarinat, kajsitë e kumbullat duhet të ruhen në temperaturë të dhomës, po nëse nuk konsumohen menjëherë, duhet të futen në frigorifer në mënyrë që të qëndrojnë për disa ditë.