Pejë, po testohen për koronavirus rreth 80 raste kontakti, komuna mbyll një rrugë

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka njoftuar se rreth 80 persona do të testohen sot për koronavirus.

Kjo drejtori ka njoftuar se nga ora 11:00-15:00 rruga para ambulantes së Mjekësisë Familjare në Lagjen Kristal në Pejë do të jetë e bllokuar, transmeton KOHA.

Kjo për arsye se, sipas tyre, në këtë objekt shëndetësor kanë filluar testimet.

“Njoftojmë qytetarët e komunës së Pejës se nga ora 11:00-15:00 rruga para Ambulantes së Mjekësisë Familjare në lagjen Kristal do të jetë e bllokuar për shkak së në këtë objekt shëndetësorë tani sa kanë filluar testimi nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti. Janë afërsisht 80 raste kontakti që do tu merren mostrat për testim nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftim.