Qyteti i Pejës sonte është futur në karantinë. Kështu u bë e ditur nga Drejtoria e Shëndetësisë në këtë qytet, duke thënë se tani po hyjnë në një fazë më sfiduese të koronavirusit.
“ Peja shpallet qytet karantine çka nënkupton se po hyjmë në një fazë edhe më sfiduese dhe më të vështire në raport me Covid-19 duke ndryshuar rezultati i të infektuarve në komunën tonë me dy te infektuar. Ju bëjmë thirrje për qetësi dhe për maturi në mënyrë që mjekët, infermieret, policët dhe të gjithë ata që këto ditë të vështira japin shërbime dhe janë në ballë të detyrës së shenjtë”.
“Sipas njoftimit, nuk është aspak e lehtë kjo luftë përball kësaj pandemie dhe vetëm duke bashkëpunuar të gjithë nga pozita ku ndodhet secili prej nesh që në fund të dalim me sa më pak pasoja dhe sa më shpejtë të kthejmë normalitetin në Pejën tonë që aq shumë e duam”, thuhet në njoftimin nga Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë.