Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për medie tha se nga java tjetër pritet që të aprovohet programi i grandeve për vitin 2023 në vlerë prej rreth 24 milionë euro, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, sektorët më prioritet për këtë periudhë katër vjeçare do të jenë, sektori i bimëve dhe drithërave përfshirë pemët e perimet, prodhimeve përpunimeve dhe tregtimi.
“… në dy mbledhjet paraprake Qeveria ka aprovuar programin për zhvillim rural 2023-2027, ku janë përcaktuar objektivat strategjike, që kanë për synim zhvillimin e sektorit të bujqësisë”.
“Sektorët më prioritet për këtë periudhë katër vjeçare do të jenë, sektori i bimëve dhe drithërave përfshirë pemët e perimet, prodhimeve përpunimeve dhe tregtimi. Sektori dy blegtoria, mishi qumështi dhe vezët. Sektori tre zhvillimi ekonomik rural, përfshirë këtu edhe marketingun. Në javën tjetër presim që ta aprovojmë programin e grandeve për vitin 2023 në të cilën vlera monetare do të jetë rreth 24 milionë euro. Në kuadër të programit që jemi duke zbatuar aktualisht këtë vit deri këtë fazë ne kemi ekzekutuar 12.7 milionë euro për kategorinë e subvencioneve për fermerët e deri në fund të javës do të kemi edhe 6 milionë shtesë”, tha ai.
“Sot kemi pasur dy pika të rëndësishme për sektorin e bujqësisë. Është Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, GIZ-in gjerman, si rezultat i kësaj marrëveshje pritet që sektori i bujqërisë të këtë shtesë nga periudha kohore 2024-2027 edhe 20.2 milionë euro shtesë”.