Partia Demokratike e Kosovës javën e ardhshme pritet të mbledhë Këshillin Drejtues, prej nga del përbërja e re e Kryesisë së kësaj partie.
Mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së do të mbahet të enjten, ndërsa përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjidhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.
Betim Gjoshi, sekretar elektoral në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konventës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e ka konfirmuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues për ditën e enjte.
Ai tha se PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë.