PDK-së në Gjakovë i bashkohen 70 anëtarë të rinjë

Degës së Partisë Demokratike në Gjakovë, sot i janë bashkuar 70 anëtarë të rinjë të profileve të ndryshme.

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa përmes një postimi në Facebook është shprehur se këto anëtarësime janë vlerë e shtuar për PDK-në dhe janë pikënisje e fitores së PDK-së në Gjakovë dhe Kosovë.

“Sot nën organizimin e Rinisë Demokratike Dega në Gjakovë të udhëhequr nga Edon Zeneli, pritëm 70 anëtarë të rinjë, të cilëve ju uruam mirëseardhje bashkë me Nënkryetarin e PDK-së z. Xhavit Haliti dhe Kryetarin e Rinisë në qendër z. Donjet Bislimi. “, ka shkruar ai.