PDK propozon rezolutë që Shqipëria të iniciojë hetim në Këshillin e Evropës për fshehjen e varrezave masive

Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, prezantoi një rezolutë përmes të cilës do t’i kërkohet Shqipërisë, si vend anëtar i Këshillit të Evropës, të iniciojë një hetim nga ana e këtij mekanizmi lidhur me fshehjen e varrezave masive që po bëhet nga Serbia.

Tahiri tha adresa e mbi 1 mijë e 600 civilëve shqiptarë që ende konsiderohen të zhdukur është ushtria dhe policia e regjimit serb.

Ai u shpreh se përpjekja sistematike e Serbisë për të fshehur krimet e veta ndaj civilëve shqiptarë dhe fshehja e varrezave masive është krim i dyfishtë apo super krim.