PDK: Jemi në opozitë, hyrja në Qeveri as që është trajtuar

Avni Bytyqi, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka thënë se ky subjekt politik do të mbetet në opozitë dhe se asnjë herë nuk është trajtuar nga organet e partisë që të jenë pjesë e Qeverisë apo koalicionit qeverisës që është tani.

“Edhe pse e kemi përseritur shumë herë, disa media po vazhdojnë ta thonë të kundërtën e asaj që ne e kemi thënë”.

“PDK është në OPOZITË, hyrja në qeveri as që është trajtuar nga organet e partisë!”, ka shkruar Bytyqi në rrjetin social Facebook.