Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), do të dorëzojnë sot në ora 11:00 në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, kallëzim penal ndaj anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Kjo për moszbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për shtyrjen, përkatësisht pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 077/22 të ZRRE-së për shtrenjtimin energjisë për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Javë më parë, Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi masë të përkohshme pezullimin e zbatimit të vendimit të ZRrE-së pas ankesës së PDK.
Këta të fundit në vazhdimësi i kanë bërë thirrje Zyrës së Rregullatorit që të zbatojnë vendimin e gjykatës.