PDK e refuzon ftesën e Hotit për takimin e nesërm

Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në takimin e thirrur për nesër nga Kryeministri Avdullah Hoti.

“Ftesa e dërguar nga Kryeministri Hoti, në mënyrën si është bërë, pa konsultim paraprak, është veprim i qëllimshëm i dështimit të takimit të nesërm”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Kosova ka ndërtuar një traditë të mirë të koordinimit dhe bashkërendimit të veprimeve për çështje të rëndësishme nacionale. Por, sjellja e Kryeministrit Hoti është kundër këtij principi dhe nuk e ndihmon, por e dëmton, frymën e bashkëpunimit për një temë të rëndësishme siç është Dialogu. Urojmë që ky Kryeministër do të reflektojë para një ftese tjetër dhe do të jetë më serioz”.

Hoti ka thirrur për nesër krerët e partive politike lidhur me dialogun me Serbinë.