Mbrëmë në media është raportuar se djali i deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta. Së fundi kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij subjekti, Avni Bytyçi dhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi e kanë quajtur pazar politik emërimin e Shalës si Konsull në Çeki.
Bytyçi ka shkruar se është fyes e denigrues çështja e nepotizmit në sektorin publik.
“Është i pakuptimtë, fyes e denigrues kjo puna e nepotizmit në sektorin publik. Shteti nuk mbahet me këtë logjik. Djali, motra, vëllai, baba, vajza, tezja, nipi, kushëriri, gruaja dhe dashnorja/i. Mos e kam harruar dikend? Mjaft ma me këtë mentalitet fisnor!”, ka shkruar Bytyçi.