PDK e AKR kanë nënshkruar koalicion parazgjedhor në Mitrovicë.
Këtë e bëri të ditur kandidati i PDK-së, Bedri Hamza në një postim në rrjetin social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
U bëmë bashkë për Mitrovicën. U bëmë bashkë për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri. I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës.
Bashkë për Mitrovicën!