Pau Torres mbetet opsioni më i pëlqyer për Manchester Unitedin

Manchester Unitedi është i interesuar për mbrojtësin e Villarrealit, Pau Torres.

Kështu ka shkruar të shtunën gjatë ditës mediumi “ESPN”, por problemi është te çmimi shumë i lartë që e ka Pau Torres në klauzolën e lëshimit.

Për t’i siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit të “nëndetëses së verdhë”, Unitedi duhet ta paguajë klauzolën e tij prej 65 milionë eurove.

Megjithatë, ky çmim i lartë mund të bie nëse Villarreali dështon të hyjë në Ligën e Evropës këtë edicion. Aktualisht, Villarreali është në vendin e shtatë në La Liga, por mbetet në garë për ta fituar edicionin e sivjetmë të Ligës së Evropës.

Mposhti Dinamo Kievin 2:0 të enjten. Pikërisht në atë duel, një gol e shënoi Pau Torres. Torres në total ka luajtur 32 ndeshje sivjet dhe i ka edhe dy gola të shënuar në La Liga.