Koha kalon, por fjalëkalimet shpesh nuk ndryshojnë.
Ashtu si në vitet e mëparshme, podiumi për fjalëkalimet më të këqija është i zënë nga “123456”, i cili ishte përdorur 23,597.311 herë, ndjekur nga “123456789”, e cila u përdor 7,870,694 herë.
Fjalëkalimet tjera janë “image1”, “password” dhe “12345678”. Të dhënat vijnë nga raporti vjetor i botuar nga NordPass, transmeton Telegrafi.
Pasi analizoi 275,699,516 fjalëkalime të ekspozuara gjatë thyerjeve të të dhënave në vitin 2020, NordPass identifikoi se fjalëkalimet më të zakonshme janë gjithashtu më të lehtat për t’u gjetur dhe mund të duhen më pak se një ose dy sekonda për sulmuesit që të hyjnë në llogaritë me këto kredenciale.
Me përjashtim të “picture1”, e cila do të duhej afërsisht tre orë për t’u thyer duke përdorur një sulm të forcës brutale, secili fjalëkalim mund të identifikohet në disa sekonda.
Si të krijoni një fjalëkalim të fortë
Shmangni kombinimet e numrave ose vargjeve të kombinimeve ngjitur të tastierës. Për shembull, “fjalëkalimi”, “qwerty” ose “123456” janë shumë të lehtë për t’u thyer. Përveç kësaj, këshillohet të shmangni përsëritjen e karaktereve të tilla si “aaaa” ose “123abc” dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të përdoren fjalëkalime të bazuara në informacione personale që nuk janë domosdoshmërisht konfidenciale, siç janë data e lindjes, emri ose numri i telefonit.
Për të bërë një fjalëkalim të fortë sugjerohet të kombinohen shkronjat, numrat dhe karakteret dhe të mendohet për një gjatësi prej rreth 12 karakteresh.