Në deklarimin e pasurisë për deputetët, të bërë publik sot nga Agjencia Kundër-korrupsion, vlera e përgjithshme e pasurisë së tyre është 720 milionë euro.
Në një postim nga Eugen Cakolli në lidhje me pasurinë e 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, thuhet se pasuria e tyre është sa gati 1\3 a buxhetit vjetor të vendit.
“Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë deklaruar pasuri në vlerë prej plot 720 milionë eurosh, apo gati sa 1/3 e buxhetit të vendit.
Më së shumti deputetë milionerë ka grupi parlamentar i LVV-së – me 4 sosh, pasuar nga AAK-ja, LDK-ja dhe PDK-ja – me nga 2 deputetë milionerë secila, si dhe Lista Serbe e Grupi Multietnik që kanë secila nga një deputet milioner. Deputetët kanë deklauar rreth 210 milionë euro pasuri të paluajtshme, rreth 13 milionë euro pasuri të luajtshme, rreth 480 milionë euro aksione në shoqëri komerciale, 155 mijë euro në letra me vlerë, kurse 17 milionë euro para të gatshme”, ka shkruar Cakolli.
Deputeti me pasurinë më të madhe është Behgjet Pacolli.