“Pastrimi”: 1 prilli – afati i fundit i pagesës së faturave për mbeturina

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se afati i fundit për pagesën e faturave të mbeturinave është 1 prilli.

Kjo kompani ka paralajmëruar se pas kësaj date, të gjithë ata që nuk kryejnë obligimet do të procedohen te përmbaruesi privat.

“Për të shmangur procedimin tek Përmbaruesit Privat, ju ftojmë të kryeni pagesat e mbetura brenda këtij afati. Pagesën mund ta realizoni lehtësisht përmes: Platformës eKosova – me letërnjoftim për amvisëri dhe numër biznesi për biznese, zyrave tona të pagesës në të gjitha njësitë operative Inkasantëve tanë në terren”, thuhet në njoftim.