Apple pritej të lansonte iPhone 13 gjatë vjeshtës. Por duket se gjëra kanë ndryshuar.
Disa gjëra janë zbuluar tashmë në lidhje me iPhone-in e ardhshëm. Pra, jo vetëm që më në fund do të ketë një vrimë më të vogël ose të paktën më të ngushtë, por gjithashtu do të ketë një sensor të gjurmës së gishtit të fshehur nën ekran. Ka të ngjarë që Apple të ofrojë iPhone me 1 terabajt memorie për herë të parë.
Jo iPhone 13
Por është e paqartë nëse pajisja, e quajtur së fundmi si iPhone 13, do të jetë ndonjëherë e disponueshme me këtë emër.
Sepse, sipas Jon Prosser, që njihet për nxjerrjen e informatave për Applen, thotë se kompania dëshiron të bëjë atë me emrin iPhone 12s. Nga njëra anë, kjo ka të bëjë me faktin se iPhone i ardhshëm do të marrë vetëm disa përmirësime thelbësore pas ridizajnimit të madh vitin e kaluar.
Megjithatë, sipas Prosser, arsyeja e vërtetë është se Apple, nga ‘bestytnia’ ose sepse shumë njerëz ende e lidhin numrin 13 me fat të keq, do të preferonin ta anashkalonin atë.