Sulmuesi anglez thotë se do ta japë maksimumin për këtë ekip, pritet t’i rritet edhe rroga
Harry Kane do të qëndrojë përfundimisht në Tottenham.
Transferimi i sulmuesit anglez në Manchester City tashmë ka dështuar.
Dhe, përfaqësuesi anglez thotë se do të fokusohet totalisht tek ekipi i tij aktual dhe se do ta japë maksimumin si gjithmonë.
Ndërkohë, qëndrimi në Londër do ta shpërblejë 28 vjeçarin.
Tottenhami në fakt do t’ia ofrojë atij një kontratë të re me rrogë të përmirësuar.
Kane pritet të paguhet plot 100 mijë funte në javë, shkruan mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.
Ish-futbollisti i Leicester Cityt e kishte shprehur dëshirën për t’u larguar nga Tottenhami.
Por, në fund palët nuk u morën vesh dhe Kanen do ta shohim në fanellën e bardhë edhe për disa vite.