Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale rreth tërmetit të fuqishëm që ka goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e para të mëngjesit.
Sipas raportimeve në media, tërmeti me magnitudë 7.8 i ka marrë jetën deri në këto momente mbi 500 personave, si dhe ka shkaktuar dëme të pallogaritshme.
Në një postim në Twitter, Rama ka zbuluar se një mision shpëtimi nga Shqipëria do të niset për në Turqi.
Deeply saddened about this morning news on the devastating earthquake hitting parts of Türkiye and Syria. Our deepest condolences to the many families that lost lives and wishing a fast recovery of the injured. A rescue mission of solidarity will depart today for Türkiye 🇦🇱❤️🇹🇷
— Edi Rama (@ediramaal) February 6, 2023
“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, tha Rama.
Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë për të dalë në rrugë.